KreuCelebrity

Një dasmë sekrete, apo thashetheme të rastit? E vërteta për martesën e Miley Cyrus!

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus dhe i dashuri i saj, Liam Hemsworth mesa duket janë martuar. Sipas burimeve për revistën Life & Style, çifti është martuar në shtëpinë e tyre në Malibu në një ceremoni sekrete të stilit hippie. Burimi shprehet i sigurt që këtë herë gjithçka është vulosur dhe çifti është martuar me të vërtetë!

Në dasmë Miley ka veshur një fustan të bardhë me lule. Ushqimi që është shërbyer ka qenë vegjetarian dhe organik. Një nga veçantitë e kësaj dasme ishin pjesëmarrësit! Në ceremoni kanë qënë prezent prindërit e saj Billy Ray dhe Trish Cyrus dhe motrat dhe vëllëzërit, Noah, Trace, Brandi, Braison dhe Christopher. Pjestarë kanë qenë  edhe dy vëllezërit e Liam, por nuk është kjo e veçanta. Janë kafshët e MIleyt që kanë bërë diferencën që mesa duket kanë qënë të gjitha në ceremoni!

Gjatë ceremonisë thuhet se Miley ka kënduar një këngë të kumabrës së saj Dolly Parton e titulluar “ Islands in the Stream ”.

Sipas burimeve çifti thuhet të ketë në plan edhe një dasmë të dytë që do të mbahet në Australi në mënyrë që edhe familjarët e Liamit të kenë mundësi të marrin pjesë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF