Bella Hadid sapo konfirmoi ngjyrën veshjes, thonjve dhe grimit për këtë verë! 0 507

Bella Hadid është nga ata personazhë të famshëm që ka fuqinë që çdo gjë që vesh apo bën ta kthejë në trend. Kjo do të thotë se nëse modelja na prezanton me një veshje, prerje flokësh, apo mënyrë grimi, është e sigurt që ajo në një farë mënyrë dikton se çfarë do të shohim masivisht tek vajzat e tjera në gjithë botën.

Kësaj here Bella na ka kthyer pas në kohë me modelin e ri të flokëve, kostumin stil mashkullor në ngjyrë të ndezur, si dhe modelja e famshme sapo na ka risjellë edhe një herë ngjyrën e preferuar të thonjve qe me shumë mundësi kem patur në adoleshencë. Teksa ka marrë pjesë në Paris në prezantimin e koleksionit të Kim Jones për koleksionin e Dior Homme, ylli i pasarelave kishte zgjedhur të vishte një kostum të verdhë, pluhur sysh të verdhë dhe thonjtë po ashtu të lyer me ngjyrë të verdhë.

Të thuash që Hadid dukej e mrekullueshme me të njëjtën ngjyrë nga koka tek këmbët, është pak. Ndaj tani nuk ka më dyshim se cila do të jetë ngjyra e kësaj vere, dhe pa frikë do ta ‘mbulohemi’ me fuqinë e së verdhës gjatë gjithë sezonit.

 

Previous ArticleNext Article