Bleona Qereti e “zhveshur”, ndan me ne të gjitha sekretet! 0 585

Ajo vendosi të zhvendosej në Amerikë për të ndjekur ëndrrat e saj dhe mesa duket gjërat kanë shkuar mirë për këngëtaren shqiptare Bleona Qereti. Jo vetëm kaq, por ajo ka vendosur të ndaj gjithçka që ka kaluar në jetë me lexuesin përmes një libri. Para pak kohësh ka qenë vetë këngëtarja që ka thënë se do të shkruajë një libër për jetën e saj. Nuk do të jetë i largët momenti që libri do të dalë në treg në dy gjuhë, në gjuhën angleze dhe shqipe.

Libri mund ta gjeni në dy formate, online ose të printuar. Data e saktë e botimit nuk dihet ende, por mendohet që gjithçka do të ketë përfunduar në vitin 2019.

Bleona e ka marr shumë seriozisht këtë projekt dhe ka qenë në Shqipëri për pak ditë për të zgjedhur përkthyesin e librit të saj në gjuhën angleze.

Në këtë libër këngëtarja nuk do të na fshehë asgjë. Ajo ka zgjedhur të ndaj me lexuesin jetën e saj personale dhe lidhjet e dashurisë, karrierën dhe gjithçka tjetër.

Previous ArticleNext Article