KreuHoroskop

Dobësia juaj më e madhe në karakter, sipas shenjës së horoskopit!

Askush nuk mund të jetë perfekt, e si të tillë shpesh dallojmë për gabimet që mund të bëjmë gjatë përditshmërisë apo një periudhe edhe më afatgjatë. Nga ana tjetër, njerëzit që na rrethojnë, na vlerësojnë për të mirat që shpërfaqim, ashtu sikurse i njohin shumë mirë edhe naët e errëta të secilit prej nesh.

Çdokush karakterizohet nga një ose më shumë pika të dobëta në personalitetin e tij, që shpesh i pengojnë për arritjen e një qëllimi, ose thjesht bëjnë që të etiketohesh me një epitet apo një tjetër. Marrëdhënia me njerëzit është sa e përditshme, aq dhe e pashmangshme, e si e tillë na detyron që shpesh të fshehim atë çka kemi dobësi në karakter. Nga ana tjetër, këto ‘negativitete’ mund të vijnë dhe si pasojë e shenjës së horokopit.

Ekspresivë, të ndjeshëm, posesiv – gjithçka varet nga pozicionimi i yjeve. Më poshtë do të gjeni shpjegimin për secilën shenjë.

Dashi – me sjellje prej shefi dhe pa durim.

Demi – posesiv dhe kokëfortë.

Binjakët – me dy fytyra dhe thashethemexhinj.

Gaforrja – pesimist dhe shumë emocional.

Luani – mburracak dhe xheloz.

Virgjëresha – shumë kritik dhe të ashpër me veten.

Peshorja – të pavendosur dhe zihen ngushtë shumë shpejt.

Akrepi – me humor të keq dhe të djallëzuar.

Shigjetari – shmang ndjenjat dhe merr përsipër rrëezik.

Bricjapi – të rezervuar dhe të ftohtë.

Ujori – të papërputhshëm me realitetin dhe jo të gjindshëm.

Peshqit – shumë sensitivë dhe me sedër të ekzagjeruar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF