KreuArt

Ja kur do të dëgjoni këngët e reja të Adele!

Këngëtarja britanike Adele i ka munguar tregut muzikor prej 3 vitesh tashmë, albumi i saj i fundit i titulluar “25” ka dal në treg në vitin 2015. Mesa duket pushimet e saj të gjata kanë marr fund dhe ajo ka vendosur të sjelli për fansat një album të ri. Sipas burimeve, ajo ka vendosur që të kthehet në tregun ndërkombëtar muzikor me një album të ri, i cili pritet të dal në treg për Krishtlindjet e vitit 2019.

Sipas burimeve ylli i muzikës pati një takim rreth këtij projekti dhe mendohet që këtë verë do ta kalojë duke regjistruar këngët e albumit. Ajo do të jetë sërish tekstshkruajtësja e këngëve të saj.

Për momentin Adele është kthyer në Britaninë e Madhe dhe do të punojnë atje. Burimi ka bërë me dije që disa studio muzikore janë ofruar që të punojnë me të.

Adele përfundoi turneun e saj botëror në 2016 dhe u tha fansave që do të bënte një pushim të gjatë përpara se të rikthehej.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF