Miriam Cani apo prezantuesja e famshme? Cilës i rri më mirë fustani i Elisabetta Franchi 0 1326

Duket se moda në një farë mënyrë i ka ‘zhdukur’ kufijtë e botës, dukë bërë që kudo e kushdo të përqafojë trendet e fundit, tani ndoshta më lehtë se kurrë. Fakti që të njëjtën veshje nga X stilist mund t’ja shohim njëkohësisht një personazhi të njohur shqiptare dhe një VIP-i me famë botërore tani nuk përbën më lajm, pasi industria e modës është bërë kaq universale.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur me këngëtaren Miriam Cani, e cila duket se kë bërë xing me veshjen me një nga moderatoret e njohura ruse Julia Baranovskaya. Emrat e njohur të ekranit shqiptar dhe atij rus, kanë zgjedhur të njëjtin fustan nga stilistja Elisabetta Franchi, nga koleksioni Pranverë- Verë 2018. Ka qenë vetë stilistja që ka ndarë një foto në llogarinë e saj në instagram, në të cilën duken Miriam dhe Julia veshur njësoj. Ju si mendoni cilës i rri më bukur?

Previous ArticleNext Article