FIFA merr vendimin për Xhakën dhe Shaqirin!

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë duket se i kaloi ‘kufijtë’ e sportit, pasi shqiponja që bënë futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për të festuar golat e shënuar u kthye në mollë sherri.

Nga tifozët por edhe zyrtarët serb ky gjest u konsiderua si provokim nga ana e futbollistëve me origjinë nga Kosova, duke kërkuar nga FIFA deri edhe përjashtimin e lojtarëve. Nga ana tjetër ky gjest duket se nuk është pritur mirë as nga tifozët zviceranë, pasi sipas tyre Graniti dhe Xherdani festuan sikur po luanin për Shqipërinë e jo për Zvicrën.

Megjithatë vendimi nga FIFA është marrë dhe për fat të mirë futbollistët  shqiptar nuk rrezikojnë përjashtimin, por për ta është vendosur një gjobë simbolike prej 10 mijë franga zvicerane. Sipas Federatës së Futbollit shqiponja e bërë nga Xhaka dhe Xherdani nuk është cilësuar si gjest provokativ por thjesht gjest josportiv.



Previous ArticleNext Article