Hilet për t’u dukur më e gjatë!

Nuk është e lehtë ta zgjasësh figurën. Dhe këtu nuk hyjnë vetëm takat, por edhe përdorimi i saktë i ngjyrave, zgjedhja e masave, dhe ca teknika të tjera që po ua zbulojmë sot.

Lojëra proporcioni: nëse zgjedh pantallona të gjëra apo një fund të shkurtër ose deri tek gjuri, pra me pak fjalë nëse mban 40%  lart e 60% të trupit poshtë, figura zgjatet. Kjo avantazhon dhe këmbët e shkurtra.

Veshje me bel të lartë: e zgjat shumë imazhin duke krijuar idenë e një trupi jo vetëm më të gjatë, por edhe më të hajthshëm!

Jumpsuit, ose nje kombinim monokolor bluzë – pantallona është dorë me një për tu dukur më e lartë!

Nuk duhet luajtur vetëm me ngjyrat apo gjatësitë, por edhe me prerjet nëse kërkon një figurë më interesante. Duhen kërkuar linjat e thjeshta që e përkëdhelin siluetën pa e rënduar.

Mund të duket banalitet, por funksionon. Nëse arrin ta tërheqësh vëmendjen e atij që të sheh nga lart, perceptimi I tij për gjatësinë tënde do të jetë ndryshe. Kështu mund të shtohen detaje lart si një fjongo, një spilë plot shkëlqim, e ndonjëherë mund të ndikojë dhe buzëkuqi I ndezur.

Këpucët me majë e krijojnë më shumë këtë efekt të cilin mund ta shfrytëzoni në favorin tuaj.

Previous ArticleNext Article