Rrënimi I yllit të Melrose Place

Heather Locklear nuk I ka mirë punët. Aktorja 56 vjecare ka përfunduar në pranga e përballet me dy akuza: sulm ndaj një efektivi policie dhe agresion ndaj personelit të emergjencës. Është hera e dytë në katër muaj që Heather gjendet në një situatë të tillë.

Nga një prej aktoreve më të kuotuara të viteve 90, bjonda me linja trupore vrastare ka përfunduar së fundi vetëm me role episodike. Edhe vetë jeta e saj personale ka marrë tone po aq dramatike sa spektaklet e dështuara që e kanë shoqëruar prej vitesh. Duket kjo ka pasur peshën kryesorë tek problemet me ankthin dhe depresionin.

Shkurtin e këtij viti, policia u thirr në banesën e saj pas një incidenti mes Locklear dhe të dashurit. Sherifi I kontesë Ventura tha se aktorja qe treguar krejtësisht jo bashkëpunuese dhe e dhunshme fizikisht. Së fundi, efektivët u përballën me një situatë të ngjashme, kur 56 vjecarja, krejtësisht e dehur apo nën efektin e drogave, ka shkelmuar një zëvendës sherif e ka goditur në gjoks një infermier. Heather u dërgua pas incidentit në spital ndërsa në muajin gusht do të dalë përpara gjykatës.

Previous ArticleNext Article