Bëni atë që ju pëlqen! Suksesi do të vijë vetë! 0 178

Për të realizuar projekte të rëndësishme në jetë, duhet ndjekur pasioni e duhet guxuar më shumë. S`ka më shfajësime, thonë ekspertët; atë që ke dashur gjithmonë ta arrish, por të është dukur e pamundur, duhet ta shohësh me tjetër sy. Dhe në fund, do ta arrish. Pas kërkimesh të gjata, mesazhi me të cilin dalin në fund kërkuesit është ky: nëse jeta nuk ta ka dhënë atë që doje, mos u dorëzo, por shko e merre vetë!

Varet e gjitha nga ti! Po si gjendet guximi për të ndryshuar gjërat? Edhe kjo e ka një përgjigje: duke e dashur pak më shumë veten, duke mos pasur frikë nga ndryshimi, nga gabimi apo nga humbja. Dhe mos e fshi të shkuarën në jetën e re, jepi vlerë sepse prej sa mësohet. Revolucioni mbështetet tek vazhdimësia: cdo eksperiencë ka vlerë, përfshirë ato më të këqijat.

Previous ArticleNext Article