Di Caprio dhe Pitt shumë shpejt në të njejtin film! 0 334

Leonardo Di Caprio ka ndarë një foto të tijën dhe të Brad Pitt në Instagramin e tij. Fotoja e të dy aktorëve është bërë në setin e filmit më të ri nga Quentin Tarantino. Filmi titullohet “Once Upon a Time In Hollywood”.

Hashtagu të cilën Di Caprio kishte përdorur ishte “ Pamja e parë ” dhe mesa duket aktori me këtë foto konfirmon fillimin e xhirimeve të filmit dhe na tregoi edhe një nga aktorët që marrin pjesë në të.

Tema e këtij filmi është rreth një aktori dhe dubluesit të tij dhe gjithë peripecive që ata kalojnë në Hollywoodin e viteve 1969 në Los Angeles, në përpjekje për të fituar famë!

Kasti i aktorëve përfshin Margot Robbie, Timothy Olyphant, Al Pacino, Burt Reynolds, Damian Lewis, Luke Perry, Dakota Fanning.

Filmi pritet të shfaqet në kinemat amerikanë në 9 gusht, 2019.

 

Previous ArticleNext Article