Dua Lipa detyrohet të ndërpresë koncertin, largohet nga skena duke qarë!

Këngëtarja njihet për profesionalizëm dhe përkushtim në punën e saj, por kësaj rradhe i është dashur t’i lërë mënjanë të gjitha këto dhe ka ndërprerë në mes koncertin e saj në Denver! Ajo është larguar nga skena mes lotësh pasi iu komunikoj pjesëmarrësve që nuk mund të vazhdonte më performancën e saj.

Shkak për ndërprerjen e koncertit ka qenë një infeksion në vesh. Gjatë performancës 22-vjeçarja është detyruar të ndërpresë performcancën për shkak të dhimbjes së madhe që i shkaktonte ky problem.

“Mendova se do t’ia dilja, por ishte e dhimbshme, U këshillova dhe më thanë se nëse vazhdoja shfaqjen do të shkaktoja dëme të përhershme në vesh”- tha ajo në një postim që e ndau në Twitter.

Përsa ju përket fansave, të cilët kishin blerë bileta për të ndjekur shfaqen ajo i lajmëroi se do të mundësohej një riorganizim në mënyrë që ata të ndiqnin gjithçka mjaft të kishin biletën që kishin blerë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare aktualisht po mban një tur muzikor rreth SHBA ndërsa në gusht pritet që të performojë në Prishtinë në kuadër të festivalit muzikor “Sunny Hill”.

Previous ArticleNext Article