Ëndrra në sirtar e Oni Hysenbelliut! 0 376

Nuk është një femër, një super makinë apo një jaht luksoz. Dhe nuk e josh as vëmendja, sepse atë e ka me tepri. I rezervuar përgjithësisht, ish futbollisti tërheqës u “zbërthye“ më në fund tek Top Arena, ku rrëfeu se i pëlqen të flirtojë më idenë që një ditë, mund të bëhet president.

Përse jo, tha Fatjoni duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar, e më tej sqaroi se  : “Që të bëhesh president, për mua nuk do të thotë të jesh pjesë e politikës. Sot, mund të lindësh nga sporti apo çdo fushë e të bëhesh president. S’është e thënë që ai që duhet të bëhet president, të jetë patjetër pjesë e politikës”, – shprehet ai. Po si e sheh figurën e presidentit. Cfarë duhet të ketë sipas tij një kryetar shteti. Logjika e Onit është e thjeshtë: “Një president duhet ta dojë vendin më shumë se shtëpinë e vet dhe unë jam nga ata persona që për dashurinë e këtij vendi, do të lija gjithçka”.

Previous ArticleNext Article