KreuFashion

Kurrë mos e neglizhoni gjumin, ja 7 pasojat që ka në bukurinë tuaj!

Të gjithë e dimë që gjumi është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të bërë një jetë të shëndetshme dhe produktive. Pa dyshim që përpiqemi që të bëjmë një gjumë të mirë në mënyrë që të jemi gati për ditën që vjen dhe nuk flasim për neglizhencë njëherë në të rrallë, por flasim për ato raste që ku personat flenë në orët e vona të natës ose flënë me orar shumë të reduktuar.

Ndonjëherë janë detyrimet e ndryshme që na detyrojnë të mos bëjmë gjumin e duhur, por pasojat që mungesa e tij sjellë janë të mëdha dhe shpeshherë edhe të dukshme. Në këtë artikull ne do të ndalemi tek mungesat që sjell gjumi për pamjen tonë të jashtme dhe sesi vetëm pak orë më tepër mund të na rikthejnë në formën tonë më të mirë!

 

Do të shtoni peshë

Mungesa e gjumit do të ndikojë në aftësinë e trupit tuaj për të menaxhuar peshën. Studimet thonë që nëse nuk fle mjaftueshëm në darkë atëherë ka më shumë sesa 20% mundësi që të vuani nga obeziteti.

 

Lëkura juaj do të duket pa jetë

Lëkura pa shkëlqim është një nga efektet e mungesës së gjumit. Nëse nuk flini mjaftueshëm me siguri që do të ketë një ndikim të madh në lëkurë. Përgjatë një periudhe kohe, mungesa e gjumit do t’i shkaktojë arterieve tuaja probleme dhe ato nuk do të pompojnë mjaftueshëm gjak në fytyrën tuaj.

 

Do të përshpejtojë shenjat e plakjes

Efektet e mungesës së gjumit gjithashtu përfshijnë edhe përshpejtimin e plakjes. Mungesa e gjumit sjell plakje më të shpejtë të lëkurës. Lëkura do të shfaqi tendencë që të rrudhet më shpejtë, të jetë e ashpër dhe mund të keni edhe probleme të tjera të lëkurës si rosacea.

Nuk do të buzëqeshni aq sa zakonisht

Buzëqeshjet ndriçuese janë aseti më i çmuar i bukurisë i çdo gruaje, por nëse je e lodhur mundësia për të buzëqeshur është shumë më e vogël. Kujt i shkon mendja të buzëqesh nëse mendon vetëm për të fjetur?

 

Do të keni rrathë të zinj poshtë syve!

Është e sigurt që do të keni rrathë të zinj rreth syve nëse e privoni veten nga gjumi. Mund ti maskoni me korrektor, por ata do të jenë aty. Nëse vuani nga rrathët e zinj ata do të theksohen akoma dhe më tepër dhe sigurisht që ky nuk është një lajm i mirë. Një nga arsyet kryesore të rrathëve të zinj është mungesa e gjumit. Kështu që flini mjaftueshëm nëse doni që të zhdukni rrathët e zinj!

 

Mungesa e gjumit ju bën të hani gjërat që s’duhet!

Ju do të keni neps për të gjitha ushqimet që nuk duhet të hani. Kur jeni të lodhur, trupi juaj do t’iu thotë që keni nevojë për energji dhe kjo do të thotë më shumë yndyrë dhe sheqer për të cilat nuk keni vërtetë nevojë.

 

Sa më shumë të flini aq më tërheqës do të dukeni!

Një studim i vitit 2010 i publikuar në British Medical Journal tregoi që njerëzit, të cilët flinin tetë orë gjatë natës ishin shumë më tërheqës sesa ata që nuk flinin mjaftueshëm!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF