
Të dyja të veshura në këtë ngjyrë, Melania Trump dhe Rania e Jordanisë shkëlqyen në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që edhe kollaret e bashkëshortëve ishin në tonalitete më të forta të rozës e të kuqes. Veshje më e shkurtër për Melaninë, deri në fund të këmbëve për Ranian, e bukur si gjithmonë, por që sipas disave, e ka tepruar shumë me ndërhyrjet plastike në fytyrë.
Pra, ky vit qenka nën shenjën e rozës. Të paktën këtë mesazh na duket se përcjell veshja e dy grave të një statusi të tillë, të cilat janë për më tepër, janë dhe ndjekëse te apasionuara të modës.
Rania edhe cantën e dorës e kishte rozë pak më të thellë. Këpucët e Melanias, gjithashtu rozë-pink. Një pamje që të kënaqte sytë!
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)