Postimi i Anxhelinës në instagram me siguri e ka bërë me zemër mami Albërien! 0 907

Bukuroshja Anxhelina Hadërgjonaj është shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar herë pas here foto e video nga jeta e saj e përditshme përtej Oqeanit. Por postimi i fundit i Anxhelinës ishte krejt ndryshe nga ajo çfarë kishim parë shpesh në instagramin e saj.

Një foto e një EKG ku dukeshin dy embrione në barkun e nënës, duke shkruar se viti 2019 do të jetë shumë i veçantë për të dhe se nuk e priste aspak këtë që ka ndodhur, na bëri të besojmë se e vogla e familjes është shtatzënë në pritje të binjakëve. Por nëse lexojmë deri në fund duket se Anxhelina ka dashur të bëjë një shaka, por që me siguri mami Albëries mund t’i ketë shkaktuar disa rrahje të shpeshta të mira të zemrës.

“Viti 2019 do të jetë shumë një vit shumë emocionues. Unë sigurisht nuk e prisja këtë, por dua t’jua them të gjithëve personalisht. Këto të dy do lindin në mars. Mezi po pres të shoh lumturinë që do më sjellim. Nuk jam e sigurt se cilët janë prindërit e tyre, por kopjojeni dhe frikësoni këdo”; ka shkruar Anxhelina në postimin e saj, dhe Po le të themi që për pak sa ramë pre e shakasë së saj.

 

 

Previous ArticleNext Article