KreuFashion

7 korrektorë super të lirë me cilësi super të mirë!

Një korrektor i mirë në kutinë tuaj të tualetit është domosdoshmëri! Korrektorët e një cilësie të lartë kamuflojnë puçrrat, fshehin rrathët e zinj të syve që janë aq të bezdisshëm dhe e bëjnë lëkurën tuaj të duket perfekte. Këto marka që ne do t’ju sjellim funksionojnë aq mirë saqë të gjithë do t’ju pyesin se çfarë produkti çudibërës po përdorni dhe për një gjë jemi të sigurta, vajzat e tjera do të bëhen xheloze!

Në këtë artikull do të gjeni disa nga korrektorët më të mirë dhe me çmimet më të arsyeshme. Këto marka që ne do t’ju prezantojmë gjenden lehtësisht edhe në Shqipëri dhe mund t’i bëni tuajat për shumë pak para.

High Definition Photo Concealer Wand për $4.99

Kjo formulë mundëson mbulim të plotë dhe mund të mbulojë edhe lëkurën shumë të acaruar ose me puçrra. Aplikohet lehtësisht dhe nuk thahet pas aplikimit.

 

Black Radiance Concealer Stick për $2.49.

Me këtë korrektor do t’i thoni lamtumirë hiperpigmentimit në fytyrën tuaj. Ky korrektor i krijuar posaçërisht për lëkurat e errëta, do t’ju mundësoj mbulim maksimal të zonave ku keni probleme. Produkti mund të përdoret edhe si bazë për të vendosur pudrën e syve.

 

Maybelline New York Fit Me! Concealer për $6.99

Ky produkt i fsheh shumë mirë puçrrat, por njëkohësisht ju lejon të keni një pamje natyrale dhe kjo vjen fal mbulimit që mundëson. Korrektori mundëson mbulim të lehtë. Nëse doni që ta përdorni këtë produkt edhe për qëllime të tjera, jo vetëm për mbulim të defekteve, përdoruesit sugjerojnë që të përdorni një nuancë të errët për të konturuar fytyrën dhe një nuancë të çelët si highlighter (ndriçues) sepse kjo formulë jua mundësoj edhe këtë!

 

Maybelline Instant Age Rewind Eraser Dark Circles Treatment Concealer për $7.09

Rrathët e zinj zhduken më këtë korrektor dhe kjo është fal frutit goji që ka vetinë të zbardhë lëkurën poshtë syve dhe ta lërë lëkurën e ndriçuar deri në 12 orë.

 

Revlon Colorstay Concealer për $10.99

Acidi Salicilik që është në përbërjen e këtij korrektori është armiku i betuar i puçrrave dhe ndikon që t’i zhdukë ato. Trajtim + mbulim = lëkurë e lumtur! Në fillim mbuloni dhe pastaj i thoni lamtumirë puçrrave njëherë e përgjithmonë!

 

Maybelline Cover Stick Concealer për $5.99

Reduktoni skuqjen duke përdorur këtë korrektor me ngjyrë jeshile, i cili për më tepër nuk shkakton alergji. Përdorni një fondatinë për të mbuluar ngjyrën e dukshme dhe do të përfitoni një pamje perfekte.

 

Neutrogena Healthy Skin Brightening Eye Perfector SPF 25 për $13.99

Vitaminë E, antioksidant, kamomil dhe sojë ka në brendësi të këtij produkti. Të gjithë këta përbërës do t’ju ndihmojnë të zbardhni dhe të shfryni qeset poshtë syve. Jo vetëm kaq, por furça që vjen bashkë me produktin ju ndihmon që të aplikoni lehtësisht korrektorin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF