Adrola Dushi mbush 25 vjeç dhe uron veten përmes fjalëve të ndjera: Shumë herë jam ndjerë e lodhur dhe e thyer

Adrola Dushi sot feston ditëlindjen e saj të 25-të dhe ndryshe nga herët e tjera bukuroshja ka uruar veten nëpërmjet një postimi të gjatë në facebook ku ndër rreshta rrëfen pështjellimin e ndjenjave, me të cilat është zgjuar këtë mëngjes teksa  ka prekur vitin e 25 të jetës.

Miss-i shqiptar ka falenderuar çdokënd që e ka bërë jetën më të bukur, pasi jeta për bukuroshen ashtu si për çdokënd nuk ka qenë përherë me ngjyra. Adrola ka pranuar që herë pas here është ndjerë e lodhur dhe e thyer, por për fatin e saj të mirë ajo ka dy sy në jetën e saj, dy sy në të cilët Adrola gjen fuqinë dhe motivimin e gjithë botës, për të ecur përpara, dhe ata janë sytë e Troit, Kryefjala dhe Kryevepra e jetës së saj,  që për mami Adrolën është gjëja më me vlerë që ka.

Teksa lexojmë rreshtat që zeshkania ka shkruar vërejmë që ajo është rritur, është pjekur ndoshta shumë më herët se moshataret e saj, ama Adrola është rritur shpejt e që me siguri prania e Troit në jetën e saj ka bërë që mami Adrola të jetë këtë 25-vjetor një mami dhe një grua në të gjitha dimensionet e kësaj fjale.

Edhe 100 e bukura Adrolë!

Statusi i plotë:

Previous ArticleNext Article