Buzëkuqi? E tregon Jennifer Aniston si të qëndrojë perfekt!

Buzëkuqët long- wear janë idealë për të realizuar atë që premtojnë: të mbeten në buzë. Por këto formula I gjejmë zakonisht mat, dhe shumë shpesh thahen në buzë duke krijuar një pamje jo të këndshme. Ekzistojnë megjithatë mënyra për ta mbajtur gjatë buzëkuqin tënd të thjeshtë e të preferuar. Jennifer përdor blotting paper (fletë orizi, të cilat thithin lagështirën); kjo eleminon pjesën vajore të buzëkuqit duke e tharë e duke I dhënë efektin mat.

Vaji mbetet në letër, produkti në buzë. Avantazhi i një metode të tillë është se buza vazhdon të jetë e hidratuar, pa qenë nevoja për ta lyer përsëri.

Nëse nuk gjendet kjo letra, ka dhe një rrugë tjetër akoma më të thjeshtë: thajeni buzën me nje facoletë ku keni hedhur më parë një cikë pudër fytyre. Pudra e mban buzëkuqin në vend, provojeni se funksionon!

Previous ArticleNext Article