KreuFashion

Engjëjt e Victoria’s Secret tregojnë sekretet e trupit të përkryer!

Jeni bërë ndonjëherë kurioze sesi e mbajnë trupin në formë modelet e mrekullueshme të Victoria’s Secret? Mesa duket nuk jeni të vetmet. Përpara se të dilnin në një nga shfaqjet e tyre më të reja, engjëjt e mrekullueshëm u pyetën se cili ishte ushtrimi i tyre i preferuar dhe më pak i preferuar gjatë stërvitjes.

Ato kanë dhënë përgjigje shumë të sinqerta dhe teksa i lexon kupton që nuk janë shumë ndryshe nga ne. As ato nuk i kanë shumë qejf ushtrimet kështu që mos u ndjeni vetëm!

Nëse synoni që të keni një trup si të vajzave atëherë e siguri do të gjeni frymëzim në diçka që vajzat kanë thënë!

 

 

Bella Hadid – “Ushtrimi im i preferuar është boksi. Më pëlqen sepse ka nevojë për shumë energji dhe unë nxjerr gjithçka duke grushtuar. Ai më pak i preferuar… nuk e di…”

 

Cindy Brunai– “I urrej ushtrimet e tokës, por duhet t’i bëj çdo ditë. Është pjesë e stërvistjes kështu që duhet ta bëj edhe pse e urrej. Për momentin kanë filluar të më pëlqejnë squotëes. Arrij të shoh rezultatet e tyre në trupin tim dhe kjo më pëlqen. Kur sheh rezultate dëshiron ta bësh diçka gjatë gjithë kohës.”

 

Devon Windsor– “Ushtrimet e mia të preferuara gjatë stërvitjes janë pilatet, ato janë vërtetë shumë argëtuese dhe ushtrimi që s’më pëlqen fare është boksi sepse më vriten shumë duart.”

 

Alanna Arrington– “Lloji i preferuar i ushtrimeve të mia janë ato ushtrime të cilat duan shumë rezistenë. Më pëlqen shumë edhe boksi sepse është një mënyrë e mirë për të çliruar të gjithë stresin. Gjithashtu më bën më të fortë dhe krahët e mi duken bukur.”

 

Grace Elizabeth– “Ushtrimi im i preferuar janë ushtrimet e tokës. Ushtrimi që urrej më shumë është gjithçka që ka të bëjë me vrapin. Duhet bërë, por e vërteta është që askujt nuk i pëlqen.”

 

Leomi Andersoni – “Kam bërë njëherë një seancë ushtrimesh që kishin të bënin me distancën, fuqinë dhe tonifikimin. Gati vdiqa herën e parë që i bëra! Nuk e kisha menduar kurrë që do të lodhesha aq shumë. Më pëlqen që të bëj ushtrime por dua patjetër të kem trajnerin tim në të kundërtën të gjithë kohën time në plakestër do e kaloj duke bërë selfie!

 

Sara Sampaio – “Unë nuk kam një ushtrim të preferuar, ato janë të gjitha shumë të dhimbshme. Ushtrimi im më pak i preferuar është të vrapojë dhe e çuditëshmja është që funksionon shumë mirë për trupin tim, por unë prapë e urrej. Mërzitem pas 5 minutave dhe numëroj çdo sekondë derisa të mbaroj koha!”

 

Xian Wen Yu Aktiviteti im fizik i preferuar përpara një shfaqjeje është të vrapoj. Të vrapuarit lëviz çdo pjesë të trupit tënd, është shumë e lehtë të trajnohesh në këtë mënyrë. Sa për ushtrimim më pak të preferuar, e vërteta është që nuk kam një!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF