KreuCelebrity

Kanye West na frikësoi me deklaratat për vetëvrasje 

Reperi i njohur amerikan Kanye West ka mendime vetëvrasëse kohët e fundit. Dhe çudia më e madhe në këtë mes është se shkak i depresionit të tij është pikërisht frika se mos humbasë bashkëshortenKim Kardashian. Ndenjë kjo që iu zgjua pas deklaratës skandaloze që reperi bëri muaj më parë duke thënë se njerëzit e zinj janë të skllavëruar. “Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri… çfarë 400 vjet? Kjo tingëllon më shumë si zgjedhje. Ne jemi të burgosur mendërisht”, ka deklaruar më pare ai në një intervistë për portalin TMZ, deklaratë që e zemëroi publikun amerikan, por edhe gruan e tij.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Kanye vijon me deklaratën e radhës, “Shtatë ditë pas asaj që thashë, të gjithë e dinin për skllavërinë, i kam thirrur disa anëtarë të familjes së Kim dhe i kam pyetur nëse ajo do të kishte për qëllim të më linte”, rrëfeu reperi West. Duket qartë në fakt se ai nuk është në gjendje të mirë mendore, minimumi ka luhatje të theksuara emocionale.

“Unë jam duke menduar për vetëvrasje gjatë gjithë kohës, që është gjithmonë një mundësi për mua”, shtoi muzikanti, duke shtuar se duke menduar për këtë ishte duke e shpëtuar lidhjen e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF