KreuFashion

Shapkat e kësaj vere do t’ju kënaqin!

Për shëtitjet e gjata të pranverës dhe verës, edhe pse në dukje nuk duket ndonjë stil shumë modern, shapkat me platformë qënkan zgjedhja e duhur.

Në koleksionet e markave të famshme për këtë sezon është përfshirë fort stili sportiv, ku nuk paskan lënë mënjanë edhe shapkat. Fundja mirë kanë bërë, platforma shton lartësinë dhe nuk rrezikon rehatinë.

Tjetër avantazh në këtë lloj modeli shapkash, këmba juaj do të duket më e gjatë dhe janë komforde për t’u mbajtur gjatë gjithë ditës.

Bordo ju sjell modelet që mund t’i vishini pa mëdyshje, sukses i garantuar.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF