KreuStil Jetese

8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel

Ndonëse shumë e pranishme në skenën politike dhe mediatike, Angela Merkel mbetet një femër me historinë, eksperiencat dhe sekretet e saj të vogla.

Nga koktejli i saj i preferuar tek fëmijëria komuniste, ja 8 gjëra që ende nuk i dini mbi kancelaren gjermane:

– Angela Merkel është vajza e një pastori, Horst Kasner. Ajo ka lindur më 17 korrik 1954 në gjermaninë lindore që në atë kohë dominohej nga blloku sovjetik.

– Angela Merkel kur ishte e re ishte pjesë e rinisë komuniste dhe merrej me pjesën e kulturës për gazetën “Freie Deutsche Jugend” (Gjermanët e Rinj të Lirë).

– Angela Merkel është martuar dy herë. Në fakt mbiemri që mban është ai i burit të parë që e ka njohur në universitet. E martuar me Ulrich Merkel në vitin 1977 u divorcua në vitin 1982. Gjashtë vite më vonë ajo u martua me profesorin e fizikës, Joachim Sauer.

O

– Angela Merkel është një fizikante e shkëlqyer. Pasi përfundoi gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, École Polytechnique de Templin, ajo më pas ndjek studimet për fizikë në universitetin Karl Marx ne Leipzig. Ajo diplomohet në vitin 1978 dhe merr shënimin “shumë mirë”.

– Pasi ndahet nga burri i parë, ajo futet në një apartament të braktisur. “Ndërrova bravën, askush nuk e vuri re dhe u prezantova si fqinjia e re. Më pas gjithçka u normalizuak pak e nga pak”, do të tregojë ajo më vonë.

– Koktejli i saj i preferuar është whisky me qershi

– Është gruaja e parë në Gjermani më e pushtetshme dhe e para që kryen funksionin më të lartë në shtetin gjerman.

– Merkel është femra që ka qëndruar më gjatë në krye të një shteti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF