Detaje nga libri për jetën seksuale të Mbretëreshës Elisabet! 0 1108

‘E pahijshme, e panevojshme dhe vulgare’: zonja Colin Campbell është kritikuar mbi librin e shkruar plot me pretendime mbi jetën seksuale të Mbretëreshës Elisabet dhe princit Filip dhe se çfarë ka ndodhur natën e parë të martesës.  Zonja Campbell ka shkruar një libër të quajtur “The Queen’s Marriage” (martesa e mbretëreshes).

Ajo fitoi famë kur pretendoi fillimisht se princesha Diana vuante nga çrregullimi i të ngrënit, ndërsa tani ajo u vu në qendër të vëmendjes pasi shkroi një libër banal mbi jetën seksuale të mbretëreshës. Colin pohon se Mbretëresha ka një jetë seksuale ‘të shëndetshme’ ndërsa Princi Filip është flirtues. Sidoqoftë, sugjerimet e zbehura mbi martesën e Mbretëreshës janë quajtur ‘vulgare’, ‘të sajuara’ dhe të padenja për diskutim publik.

Ish maxhordomi mbretëror është shprehur se: “Gjithkush mund t’i sajojë këto pretendime. Ti mund të jesh një person i besueshëm nga të tjerët mbi këtë histori vetëm nëse ke qenë prezent në ndodhi. Zonja Campbell nuk është një person i besueshëm. Ajo po shkruan për kryetaren e shtetit tonë , dhe mbi të gjitha për dikë që nuk e njeh. Unë kam qenë pranë saj për 11 vjet dhe mund t’ju them cila është Mretëresha. Ajo është një zonjë e devotshme kristiane e cila nuk mund të ndotet kështu.’

Zonja Colin Campbell ish-bashkëshortja e djalit të Dukës së Argyll, Lord Colin Campbell, ka pretendime edhe mbi natën e parë të martesës së Mbretëreshës. 68-vjeçarja nënkupton se në 1947 çifti ka kaluar një natë të paharrueshme pasi edhe shërbyesit kanë diskutuar për të. Shkrimtarja e cila ka shkruar një libër ofendues ku pretendonte se princeshë Diana vuante nga bulimia thotë se princ Filip i pëlqente femrat, por insistonte se nuk kishte bërë një ‘lojë të pistë’.

 

Ajo shkroi: ‘Që prej fëmijërisë e deri sot ai ka qenë i rrethuar nga femra tërheqëse dhe të adhurueshme. Ai është një oficer detar i zjarrtë. Ai pëlqen të jetë në shoqërinë e femrave të bukura.  Është shumë flirtues dhe nuk njoh asnjë femër të bukur me të cilën ai të mos ketë flirtuar. Ai ka flirtuar edhe me mua. Nuk ka thënë ndonjëherë ndonjë fjalë të papërshtatshme, është thjesht flirtues. Ai thotë; ‘dukesh mirë sot’ dhe në fakt është duke flirtuar.

Gjithësesi , ajo pretendon se princesha Margaret njëherë ka thënë se Princi Filip ka patur një lidhje jashtëmartesore vetëm për të mërzitur motrën e saj. “Mbretëresha nuk e kishte fare problem. Ajo i dha atij lirinë për të patur Cavalier Servente- kur ke miq të seksit të kundërt dhe shumë të afërt. Për filipin ata ishin si kafshë shtëpiake, pra si lodrat e tij. Ai madje i quante ata shokët e tij të lojës dhe kjo ishe një mënyrë për ta mbajtur atë të zënë dhe të argëtohej.’

Zonja Campbell tha se: ‘Ata e dinë se po tregoj të vërtetën dhe kanë patur dijeni për librin’ ‘Çfarë unë kam shkruar do ti rezistojë kohës dhe nëse do të  publikohet mund të publikohet nga dikush i cili është i balancuar  dhe nuk ka axhendë anti-monarkiste’

 

 

Previous ArticleNext Article