KreuCelebrity

Elvana Gjata dhe Ledri Vula bashkë në një këngë

Këngëtarja e njohur, tashmë edhe jashtë kufijve, Elvana Gjata nuk ka ndërmend të ndalet. Pak ditë pasi nxorri këngën e saj “Kuvajti” vjen para publikut shqiptar me këngë e radhës.

Këtë herë me një titull që duket se do të përcjellë krejt tjetër subjekt.  “Mike” është tituli i këngës.

Dhe lajmi nuk përfundon këtu. Duket se kjo këngë është e destinuar të jetë e suksesshme. Këtë radhë Elvana vjen me këngën më të re në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Kaq mjafton për të marrë klikimet e para. Besoj se Ledri dhe Elvana së bashku nuk do të na zhgënjejnë. Me siguri fansat mezi po presin. Kjo verë duket se do jetë e nxehtë, të paktën tregu muzikor po na jep shpresë…

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF