Robbie Williams, I prekur nga autizmi?? 0 237

Këngëtari e thotë vetë: dicka nuk shkon me mua! Druhem se mund të kem sindromën e Aspergerit! Bëhet fjalë për një formë të autizmit që karakterizohet nga mungesa e theksuar e ndërveprimit social dhe komunikimit, dhe Robbie dyshon se mund të jetë rasti i tij.

Ylli i muzikës britanike ka folur disa herë në të kaluarën për luftën e vet me ankthin dhe depresionin. Kam ca momente përhumbjeje totale, rrëfen ai. Nuk e di si ështe puna me mua, nuk e di se në cfarë spektri hyj, po këtu dicka ka, kjo është e sigurtë!

 Fakti që është sot baba i dy fëmijeve duket e ka bërë disi më të përgjegjshëm përderisa po kërkon përgjigje dhe zgjidhje të problemeve të veta. Në një intervistë mjaft të ndjerë për the Sun, këngëtari ikonë tregoi se i është afruar shumë herë vdekjes dhe jetën e tij të rrëmujshme e krahasoi me atë të George Michael-it.

Previous ArticleNext Article