Të dashurit më të mirë? Kontrolloni për këto tipare! 0 365

Momenti kur takoni një njeri që nuk ka dëshirë për lojra, por është I gatshëm t`ju ofrojë të gjithë vëmendjen e tij, mund të jetë vërtet entuziasmues. Ama, përpara se të fluturoni me mendime e ta konsideroni si burrin e ardhshëm, shikoni pak disa shenja të personalitetit të tij. Që të jetë vërtet ai i duhuri, duhet të ketë:

1.Integritet: Kjo karakteristikë bën dallimin mes një burri dhe një djaloshi. Të gjitha ne duam një mashkull që beson realisht tek ajo që thotë.

2.Të jetë njeri tek i cili mund të kesh besim. Nuk ka asgjë më të keqe se një burrë që nuk e di cfarë versioni të vetes do të të paraqesë sot.

3. Të kujdeset për ty: nëse mirëqënia jote ështe priotet i mendimeve të tij, je në rregull!

4. Mirësjellja: mënyra sesi sillet me të ëmën apo miqtë tregon shumë. Nëse i trajton ata më respekt e dashamirësi, ashtu do të sillet edhe me ty.

5. Humor: dihet që një person i këndshëm e bën një marrëdhënie më të lehtë

6. Modestia: a s`është mrekulli të kesh një krah një njeri që është njëkohësisht i suksesshëm, dhe modest?

7. I shoqërueshëm dhe këtë mund ta shihni edhe tek mënyra sesi trajton miqtë tuaj!

 

Previous ArticleNext Article