Arrestohet aktorja e famshme dhe fajtor është Donald Trump!

Fituese e çmimit Oskar në filmin “Dead Man Walking” në vitin 1996, Susan Saradon është arrestuar gjatë një proteste kundër Trump në Senatin Amerikan.

Aktorja merrte pjesë në protestë duke mbështetur emigrantët e paligjshëm që hyjnë në SHBA dhe është në anën e atyre që janë kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

Ka qenë vetë aktorja që e ka konfirmuar arrestimin me anë të një postimi në Twitter. Kjo nuk është hera e parë që aktorja arrestohet. Në 1996 gjatë një proteste kundër të shtënave të policisë nda njtë të riu afro-amerikan në New York, ajo sërish është përballur me forcat e policisë.

Sarandon është një nga 575 të arrestuarit përgjatë protestës kundër Trump. Protesta të tjera me të njejtën temë priten gjatë ditës së sotme.

Previous ArticleNext Article