Falenderimi special “alla shqiptar” nga Van Damme për Adnan Januzaj tërbon Instagramin! 0 1167

Gjatë ndeshjes së ditës së enjte midis Belgjikës dhe Anglisë, ku fituese u shpall Belgjika pas shënimit të golit nga Adnan Januzaj mesa duket rrjeti social Instagram pati një shpërthim tjetër.

Ishte sërish shqiponja e bërë me duar që mori shumë interes nga shumë ndjekës të sportit, sidomos shqiptarë. Këtë herë simboli erdhi nga një figurë shumë e njohur e kinematografisë jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për Jean-Claude Van Damme. E lexuat shumë mirë, Van Damme që është aq i dashur dhe i famshëm në Shqipëri me filmat e tij, mesa duket njeh shumë mirë edhe simbolin aq shumë të debatuar në botën e futbollit kohët e fundit.

Akori publikoi dje një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shprehej shumë falenderues kundrejtë Adnan Januzajt për golin që e bëri fitues Belgjikën në ndeshjen me Anglinë. Ajo që na pëlqen akoma më tepër është që ai di orgjinën e Januzaj dhe ka vendosur ta përshëndes me një simbol që tashmë iu përket të gjithë shqiptarëve.

Fotoja e tij shoqerohej me fjalët: “ Një falenderim të jashtëzakonshëm për @adnanjanuzaj që shënoi golin fitues dje në @fifaworldcup për skuadrën e Belgjikës.”

Van Damme është tifoz i Belgjikës në këtë botëror dhe kjo është e kuptueshme duke marr parasysh që ai është me orgjinë belge.

Postimi ka marr edhe shumë komentet nga shumë shqiptarë që janë ndjerë të ekzaltuar nga ky veprim i aktorit. Ka pasur brenda edhe nota humori nga disa të cilët thonë që ai do të gjobitej duke qenë se po bëntë këtë shenjë duke ironizuar kështu masat që u morën kundrejtë Shqirit dhe Xhakës pasi bënë shenjën e shqiponjës përgjatë ndeshjen Serbi – Zvicër.

 

Previous ArticleNext Article