KreuFashion

Ja cilat janë taktikat e fshehta të tradhëtarëve në një marrëdhënie!

Të mbash një marrëdhënie të shëndoshë në çift, nuk është e lehtë. Është vërtetuar se nuk mjafton vetëm dashuria e përkushtimi i njërës palë. Duhen dy njerëz, pikërisht ndaj quhet marrëdhënie. Për hir të së vërtetës, tradhëtia ka ekzistuar njëherësh me dashurinë, por si në çdo rast ka fatkeq dhe fatlum, që e njohin ose jo.  Sot pa dashur t’iu prishim humorin, por thjeshtë për t’iu ‘ndezur dritat’ po ju servirim disa raste kur tradhtia ecën paralelisht me të ashtuquajturën marrëdhënie në çift.

Takime të fshehta nëpër hotele, telefonata në tualet dhe foto për alibi: bashkëshortët që tradhëtojnë  zbulojnë taktikat e tyre të fshehta dhe pse disa nuk do të ndalojnë kurrë. Duket qartë se personat që kanë tradhtuar në një lidhje, ka gjasa që në lidhjen pasuese  të jenë 3 herë më shumë jo besnikë.

– Jeremy, i cili është  mbi 25 vjeç  zbulon se e ka tradhëtuar të dashurën e tij prej 6 muajsh me një grua që njohu në një festë. Ata kanë dy fëmijë sëbashku dhe ai nuk e ka në plan të qëndrojë besnik, të paktën sa të arrijë të 40-at. Ai mban një telefon të 2-të në kasetën e WC për të komunikuar me gruan tjetër. ‘Ndryshoni të gjitha passwordet që asaj  të mos i shkojë mendja kurrë se cili mund të jetë. Mos vendosni skuadrën e preferuar të futbollit pasi ajo do e gjejë dhe do fillojë të kontrollojë.

-Një burrë tjetër ka treguar ai postonte foto me shoqet apo shokët duke ngrënë, në mënyrë që e dashura e tij të mos e pyeste ku ishte.

-Richard mban shënime mbi gabimet e të dashurës së tij në mënyrë që t’ia përplasë në fytyrë nëse tradhëtia zbulohet.

-Një tjetër, Kirsten thotë:  ‘Kisha një lidhje jashtëmartesore me një burrë të martuar dhe kam 3 fëmijë. Është qejf derisa zbulohesh’, shpjegon ajo. Kirsten e njohu “partnerin”  jashtëmartesor në këndin e lojrave ku çonte fëmijët dhe patën një lidhje 3 mujore.

-Georgia e martuar prej 10 vjetësh është ‘dashuruar’ me shokun e saj të ngushtë- me të cilin tradhëton burrin e saj. Ajo i fshin të gjitha mesazhet dhe bisedat telefonike dhe paguan me para në dorë kur takohen nëpër motele.

 

Ja pra, treguam ca raste, sigurisht aspak të këndshme, por një gjë është e sigurt, do të jemi pak më vigjilentë në vijim. ‘Beso dhe kontrollo’, thotë populli, me siguri falë eksperiencës. Pavarësisht të gjithave, dashuroni, bukur, pastër dhe pa gabime…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF