KreuArt

Reagon Robert Ndrenika për Teatrin Kombëtar: Gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos dhe të pi ilaçe, e kam edhe për të folur!

Vazhdon përplasja e aktorëve përsa i përket ndërtimit ose jo të godinës së re për Teatrin Kombëtar dhe nuk kishte sesi mos të bëhej pjesë aktive e këtij debati një nga aktorët më të mirë shqiptarë, Artisti i Popullit Robert Ndrenika.

Ndrenika që herët e ka bërë publikisht të ditur qendrimin e tij duke argumentuar se ndërtimi i një godine të re për teatrin është domosdoshëmri dhe këtij mendimi i ka qendruar besnik deri më sot.

Përmes një postimi në Facebook të bërë gjatë ditës së sotme ai i ka dedikuar një status çështjes kaq shumë të përfolur dhe ka bërë të qartë edhe njëherë qendrimin e tij.

Me këtë reagim duket se Ndrenika i ka mbyllur gojën shumë prej atyre që mendojnë ndryshe nga ai duke argumentuar nevojën e ndërtimit të një godine të re dhe gjithashtu duke treguar se duhet të kemi më shumë besim tek personat që do të merren drejtpërdrejtë me ndërtimin e godinës!

“Le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë! Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor, të cilin e ka për detyra ta bëjë shteti shqiptarë ( paratë le t’i marr ku të dojë, ndoshta edhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)! Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë, por i’ua kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi, por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik”, – shkruan Robert Ndrenika.

“I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar PPP-në me kushtin e vetëm që përveç godinës (teatër) që do të ndërtohet në favor të PPP-së, nuk do të lëshohet asnjë centimetar katror nga toka e Teatrit Kombëtar “ – shton më tej Artisti i Popullit.

Një përgjigje vjen edhe për ata që i thonë se e kanë gënjyer dhe kjo ndërtesë nuk do të realizohet: “ Po besa e shqiptarit ku vete? Ju bëj të ditur se nuk Jezu Krishti, madje as Barraba dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrnë) dhe të pi ilaçe, por e kam dhe për të FOLUR”- mbyll reagimin e tij Ndrenika.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF