KreuCelebrity

10 gjëra që nuk i dini rreth Princeshës Diana!

Kanë kaluar shumë vite që ajo është ndarë nga jeta, por interesi për të dhe për gjithçka në jetën e saj vazhdon të jetë shumë i madh. Nëse ajo do të ishte gjallë sot do të kishte festuar ditëlindjen e saj të 57-të. Me rastin e kësaj dite ne vendosëm të ndajmë me ju disa gjëra që mendojmë se ju nuk i keni ditur për Princeshën e famshme që rrëmbeu zemrat e të gjithëve.

 

 

Diana është shkolluar në shtëpi deri në moshën 9-vjeçare. Më tej, ajo vazhdoi studimet në shkollën Riddlesworth Hall në Norfolk, Angli dhe më tej në West Heath School në Savenoaks, Kent, Angli. Në moshën 16-vjeçare ajo vendosi të lërë shkollën.

 

Gjatë periudhës që shkollohej në West Heath School ajo ishte në klasë me aktoren Tilda Swinton, aktore e famshme e cila ka luajtur në filma si:” Doctor Strange” dhe The Grand Budapet Hotel. Të dyja ishin mikesha të mira.

 

Princi Charles përpara se t’i vardisej Dianës dhe më tej të martohej me të pati një histori të shkurtër në fundin e viteve ‘70 me motrës e saj, Sarah Spencer.

 

Përpara se të pranonte propozimin e Princit Charles në 1981 ajo punonte si dado dhe si edukatore kopështi.

 

Diana e zgjodhi unazën e saj të fejesës 18 karatshe me safir blu që kushtonte 28.000 paund nga një katalog bizhuterish i firmës Garrard & Co në vend që të pranonte një unazë të bërë posaçërisht për të. Djali i saj, Princi William përdori të njejtën unazë për të propozuar Katerinën, Dukeshën e Kembrixhit.

 

Bishti i fustanit të Dianës ishte 7.6 metër dhe është më i gjati në historinë mbretërore. Fustani u dizenjua ng David dhe Elizabeth Emanuel dhe për të gjithë fustanin u përdorën 100 jard tyl, 25 jard mëndafsh, 150 jard tyl për vellon dhe 10000 temina të krijuar nga perla! Fustani dhe velloja u bënë për 5 muaje.

 

Diana ishtë një kërcimtare pasionante dhe kishte dëshirën për t’u bërë balerinë profesioniste. Problemi qendronte që ajo ishte shumë e gjatë, afërsisht 180 cm dhe kjo e bënte të vështirë që ajo të kishte një karrierë në këtë fushë.

 

 

Njëherë ajo nxorri në një ankand në Neë York 79 fustane dhe mblodhi 5.76 milion dollarë dhe të gjitha këto para shkuan për bamirësi për ata që ishin të prekur nga kanceri i gjirit ose SIDA. Fustani që ajo veshi në darkën në Shtëpinë e Bardhë u shit më tepër nga të gjithë, plot 222.500 dollarë.

 

Kur Diana tha betimet e martësës ajo refuzoi të thoshte “bindem”. Vargu lexon kështu: “Për të pasur dhe për të mbajtur nga kjo dië dhe më tej, në të mirë dhe në të keq, në pasuri dhe në varfëri, në sëmundje dhe në shëndet , për të dashur, gëzuar dhe bindur derisa vdekja të na ndajë”. Diana vendosi që ta hiqte fjalën bindje nga betimi i saj. Katerina ndoqi hapat e saj dhe bëri të njejtën gjë kur u martua me Princin William.

 

Diana i konsideronte këngëtarët George Michael, Bryan Adams dhe Elton John miqtë e saj dhe kjo është thënë nga vetë ata, por edhe nga familjarët e saj në shumë raste. Në funeralin e saj në vitin 1997, John i dedikoi asaj këngën e njohur “Candle in the Wind” në të cilën ai e quajti atë “Trëndafil anglez”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF