KreuCelebrity

Adelinën dhe Zanfina Ismailin i njihni, por ja si duket motra e tretë!

Përpara se në Amerikë të shfaqeshin motrat Kardashian në Shqipëri dhe Kosovë kanë bërë namin motrat Ismaili që janë ku e ku më të mira!

Përveç muzikës që Adelina dhe Zanfina na kanë dhënë ndër vite ato gjithmonë kanë qenë edhe frymëzim përsa i përket stilit. Gjithmonë dinamike, të bukura dhe të talentuara kanë treguar në ekranet shqiptare se bukuria dhe talenti mund të shkojnë krahë më krahë.

Adelinën dhe Zanfinën e njihnim, por a e dinit që ato kanë edhe një motër të tretë? Ajo është e bukur, e veçantë dhe njësoj sharmante si dy motrat e saj të famshme dhe quhet Ema.

Motrat kanë marr pjesë në një festë dhe kanë vendosur që të postojnë të trija një foto familjare. Në komente shihet edhe komenti i Adelinës ku i tregon një fansi sesa me fat që është që ka ato dy motra.

Motrat janë bekim dhe mesa duket të tilla janë dhe motrat Ismaili për njëra – tjetrën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF