Fustani i saj kushton 5750 paund, por ia tregoi të gjitha!

Supermodelja Gigi Hadid për momentin është duke shijuar pushimet në Mykonos me shoqet e saj dhe ndërsa shijonte një darkë me to ajo u kap nga aparati i paparacëve. Ajo dukej mrekullisht bukur dhe asnjë nuk priste më pak se kaq, por vëmendje të veçantë mori fustani i saj që nuk është se dukej si …fustan!

Një fustan plazhi i dizenjuar nga firma e veshjeve The Roë, një firmë rrobash e themeluar nga binjaket e famshme Olsen përkëdhelte format perfekte të Hadid, por mesa dukej modelja e kishte veshur në momentin e gabuar. Ajo ka paguar plot 5750 paund për të dhe paçka kësaj asaj i dukej gjithçka që kishte veshur!! Mesa duket ky fustan është i dizenjuar për tu veshur paraditeve në plazh jo për orët e vona të darkës, por mesa duket Gigi ka vendosur të thyej rregullat.

Paçka gjithçkaje Gigi duket e përkryer dhe e vodhi vëmendjen që dëshironte!

Previous ArticleNext Article