KreuCelebrity

Gafat e Melanias s’kanë të sosur! U bën pyetjen e pa vend fëmijëve të refugjatëve

Pas gafës me zgjedhjen e xhaktës që veshi Zonja e Parë e Amerikës, në takimin me fëmijët e emigrantëve që janë ndarë me forcë nga prindërit, duket se Melania është bërë sërish pjesë e debatit për një pyetje të pa vend që u ka bërë fëmijëve në kamp. Melania është shprehur hapur kundër kësaj politike te presidentit Donald Trump, për të ndarë fëmijët nga prindërit duke thënë se nuk i sheh dot pamje të tilla.

Por gafa e rradhës e zonjës Trump ka ndodhur pikërisht me fëmijët, pasi teksa i ka vizituar ajo i ka pyetur nëse ata po zënë shoqëri me njëri tjetrin. Kjo pyetje është cilësuar shumë e papërshtatshme pasi në një situatë të tillë në të cilën ndodhen fëmijët, ajo çfarë ata duan më së shumti të dëgjojnë është se kur do të bashkohen me prindërit e tyre, dhe jo të zënë shoqëri me njëri tjetrin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF