KreuCelebrity

Miliardere por pëlqen rrobat e përdorura, ja ana tjetër e Kendall Jenner!

Ajo është miliardere, por mesa duket kjo nuk e ndalon të blej rroba të lira si gjithë të tjerët. Bëhet fjalë për modelen e famshme, pjesëtaren e familjes Kardashian, Kendall Jenner.

Duket e çuditëshme por ja që është vërtetë. Ajo u kap sot nga paparacët duke blerë në një dyqan të dorës së dytë në Hollywoodin Perëndimor. Kur u largua nga dyqani Kendall mbante në dorë dy palë pantallona. Mesa duket i ka gjetur ato që kërkonte.

Yjet e pasur gjithmonë të japin idenë që shpenzojnë shuma marramëndëse për rrobat, por mesa duket paska githmonë vend në garderobën e disa prej tyre edhe për rroba të dorës së dytë.

Flitet se Kendall do të fillojë të bashjetojë më basketbollistin Ben Simmons dhe gjatë javës së kaluar janë parë duke kërkuar shtëpi me qëra në Los Angeles. Burimet thonë që ata po kërkonin për një shtëpi me pesë dhoma në zonë ne Beverlly Hills.

Mesa duket Kendall mund të heq dorë nga luksi tek rrobat , por jo kur bëhet fjalë për luksin e shtëpisë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF