KreuCelebrity

Probleme në Parajsë, Meghan dhe Harry duken të largët!

Gjatë fejesës së tyre princi Harry dhe Meghan e bënin shumë të dukshme dashurinë e tyre duke shfaqur shumë shenja afeksioni në publik, por mesa duket pas martesës Harry ka vendosur që t’i bëj gjërat më tradicionale.

Në një video të postuar nga “The Sun”, Harry vihet re duke refuzuar përpjekjet e Meghanit që ta kapi atë përdore. Bëhet fjalë për ceremoninë e pritjes së Young Leaders në Pallatin Buckingham.

Në video duket Meghan që përpiqet të kapi dorën e Harryt por ai e tërheq me shpejtësi. Kjo me shumë mundësi që nuk është shënje e problemeve me çiftin, ndoshta ato po përpiqen të zbatojnë më shumë rregullat mbretërorë.

Shfaqja e afeksionit nuk është e ndaluar për familjen mbrëtërorë, por ekziston një rregull i pashkruar që çiftet mbretërore duhet të kenë njëfarë distance ndaj njeri – tjetrit kur shfaqen në publik!

Mbretëresha shumë rrallë ka mbajtur përdore bashkëshortin e saj dhe e njejta gjë ka ndodhur edhe me paraardhësit e saj. Përsa i përket pasardhësve, Princi William dhe Kate Middleton gjithmonë e kanë zbatuar këtë rregull edhe pse dihet që ata janë emocionalisht shumë të afërt me njëri – tjetrin.

Ndoshta Harry dhe Meghan kanë vendosur të mësojnë nga më të mëdhenjtë, ndoshta diçka nuk shkon mes tyre. Ne shpresojmë më të mirën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF