Viktoria Beckham zbulon dhuratën e radhës me rastin e 18-vjetorit të martesës. Dhe nuk është as më pak e as më shumë veçse një unazë fejese, sigurisht diamanti, duke iu shtuar vlerës totale prej 8.9 milionë pauntë, të unazave me diamantë që ajo disponon.
Mesa duket nuk ishte e kënaqur me diamantin origjinal, prej 65,000 paund, dhuruar nga bashkëshorti i saj kur ai i propozoi, dhe herë pas herë ka shtuar një unazë të re në koleksionin e saj të diamantëve. Sot në 18-vjetorin e tyre të martesës, Davidi i ka dhuruar Victorias unazën e radhës me diamand. Tashmë stilistja e njohur gëzon plot 14 unaza fejese.
Dhe sigurisht Viktoria ka pozuar plot krenari duke treguar diamantin e radhës, marrë në përvjetorin e martesës.
Në vijim po u prezantojmë unazat e Victoria Beckham, dhuruar ndër vite nga bashkështori i saj. Me fat Victoria, David Beckham e ditkam mirë se diamanti është miku më i mirë i një femre.
Unaza e parë, dhuruar nga David kur i ka propozuar, viti 1998
Viti 2001
Viti 2003
Viti 2004
Viti 2005
Viti 2007
Viti 2007 (me pak muaj diference dhurata e radhes)
Viti 2008
Viti 2009
Viti 2010
Viti 2012
Viti 2015
Viti 2016