Fansat mblodhën paratë për gjobën e Xhakës dhe Shaqirit, por paratë e mbledhura do të përdoren për një kauzë që na preku! 0 2274

Simboli i shqiponjës i bërë nga futbollistët shqiptar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen Serbi- Zvicër bëri që ata të ‘dënohen’ nga FIFA me një gjobë prej 10.000 franga zviceriane.

 

Fansat e futbollistëve ndërmorën një nismë për të mbledhur paratë që ta paguanin ata gjobën, duke falenderuar në këtë mënyrë Xhakën dhe Shaqirin për gjestin e bukur që bënë krenar miliona shqiptar, kudo nëpër botë.

Por duket se të paktën Graniti  (por me siguri edhe Xherdani) ka vendosur t’i përdorë ato para për një kauzë shumë domethënëse. Babai i Granitit është shprehur për telegraf.com se ato  para do të shkojnë për shërimin e tre fëmijëve të sëmurë.

Me këtë veprim çunat e futbollit na bënë për së dyti krenarë.

Previous ArticleNext Article