Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt? 0 2146

Ndërkohë që po presim për një lajm shtatzënie nga ana e Meghan, mesa duket është sërish Kate ajo që ka të reja rreth kësaj teme. Edhe pse fëmija i saj i tretë princi Louis është vetëm  3 muajsh po qarkullojnë zëra se Kate është sërish shtatzënë. Burime për tabloidin “Life and Style Magazine” kanë bërë të ditur se çifti mbretëror është në pritje të fëmijës së katërt.

“William dhe Kate duan të kenë dy djem dhe tre vajza. Është shumë e rëndësishme për Kate që fëmijët e saj të kenë vëllezër dhe motra pasi ajo vetë është shumë e lidhur me të motrën Pipa. Dëshira e saj është që fëmijët të jenë afër me moshë”, është shprehur burimi për tabolidin e njohur. Shenjat që Dukesha e Kembrixh po shfaq së fundmi duket se të bën që të dyshosh, pasi sipas Life and Style Magazine, Middleton po mban vetëm veshje të gjera, po eviton alkoolin si dhe ka shumë neps. Gjithashtu ajo po kosumon biskota me lavandër që të ndihmojnë në sikletet e mëngjesit që kanë gratë shtatzëna.

E vërtetë ose jo, sigurisht që versioni zyrtar i këtij lajmi nuk do të vonojë!

 

Previous ArticleNext Article