Ku po e shijon Afërdita Dreshaj muajin e mjaltit? 0 406

Luksoze dasma, luksoz edhe muaji i mjaltit: për bjonden bukuroshe nuk mund të ishte ndryshe.

Ceremonia e lidhjes në kurorë u zhvillua në një vend ekskluziv në Miami, ama edhe destinacioni pasues nuk është më pak marramendës: bëhet fjalë për një resortë tejet të shtrenjtë e të bukur në ishujt Karaibe.

Ka qenë një surprizë edhe për Afërditën vetë. Nuk dija gjë, thotë ajo ne mesazhin shoqërues të fotove që tregojnë vendin përrallor ku ndodhet cifti: një suitë me pishinë, dhe pamja e maleve rreth e qark që të lë pa frymë!

Kënaqësi të madhe duket i ka ofruar edhe mbërritja në resortën “Jade Mountain” me helikopter. Për çmimin, më mirë mos pyesni fare!

Previous ArticleNext Article