Mijëra kafshë të vrara për të ‘kënaqur’ garderobën e Victoria Beckham! 0 2937

Sa krokodilë duhej të vdisnin në mënyrë që koleksioni i POSH-it të përmbante 100 çanta Hermes? Sipas dailymail janë plot 130 të tillë. Për të mos përmendur 43 strucë, 780 qingja dhe 3 kope me lopë që kanë vdekur për të krijuar pjesën tjetër të garderobës së saj

Nga jumpsuits prej lëkure, deri tek çantat shik të markave udhëtimi i modës së Viktoria Bekamit ka qenë me ulje e ngritje. Përgjatë gjithë rrugëtimit të saj një gjë ka mbetur mbetur konstante; ajo nuk përdor gëzof për veshjet e saj.  “Nuk mund ta bëj”, tha Viktoria në 2011.’ Në asnjë mënyrë nuk do të përdorja gëzof për veshjet e mia e jo më ta vishja vetë’. Por duket se etika e saj ka një limit, ajo duket mjaft e kënaqur me rrobat e krijuara nga krijesa të tjera.

Nga çantat e dorës me lëkurë struci e deri te fustanet prej pambuku të Alpakas dhe këpucët prej lëkure gjarpri, kafshët të cilat përbëjnë garderobën e saj janë aq shumë sa mund të krijohet një kopësht zoologjik. Më poshtë kemi analizuar veshjet e Viktorias ndër vite dhe do të vlerësojmë se si kafshët mund të kenë përfunduar në garderobën e POSH-it.

Dashuria e saj e madhe për lëkurën.

Është vërejtur qysh prej vitit 1999 në festën e vitit të ri dashuria e madhe për lëkurën e Viktorias kur ajo dhe David ishin veshur kokë e këmbë me veshje motoçiklisti të Versace. Ndër vite ajo ka përdorur pantallona, rripa, xhaketa etj. prej lekure

Sa? Epo duke përjashtuar çantat dhe këpucët vlerësohet të ketë rreth 120 veshje lëkure.

Numërimi i kafshëve: Duhen 2 kope lopësh për të krijuar një palë pantallona apo xhaketë lëkure- por 4 herë më shumë nëse bëhet fjalë për viça, lëkura e të cilëve është më e butë, më e mirë dhe zgjat më shumë. Rripat, kapelet dhe dorezat mun të krijohen nga pjesët që mbeten. Mund të jenë dashur rreth 150 lopë apo 600 viça për të kënaqur Viktorian me dashurinë e saj për lëkurën.

 

Çanta të krijuara nga pitonët.

Shumë prej kuletave apo çantave të koleksioneve të saj janë të krijuara nga lëkura e gjarprit. Çanta e saj Quincy (2,150 pound) është krijuar nga lëkura e një pitoni rozë ndërsa çanta e saj e madhe me zinxhir (625 pound) është krijuar nga gjarpri me luspa.

Çdo vit 440,000 pitonë vriten në Indonezi,Malajzi dhe Vietnam për të krijuar çanta, këpucë dhe aksesorë.

Sa: Ndodhen tre “kuleta” prej pitoni në koleksionin e Viktorias. Mendohet se ajo zotëron të paktën dyfishin e saj.

Numërimi i kafshëve: Me lëkurën e një pitoni mund të krijohen dy çanta jo shumë të mëdha, pra do të thotë se duhen 3 gjarpërinj.

 

Pambuk i Alpakas për thurjet më të bukura e të rehatshme.

Garderoba e dimrit të Posh-it përbehet prej një sërë veshjesh të thurura të përbëra jo vetëm prej leshit të merinos por nga Alpakat të cilat mbarshtohen në amerikën e jugut për gëzofin e tyre të trashë.

Delet Marino mbarshtohen që të kenë një lëkurë të rrudhosur që të prodhojnë më shumë lesh por kjo mbingarkesë çon në vdekjen e këtyre kafshëve ose në lodhjen e tepërt të tyre nga vapa që çon në infeksione të tyre.

Sa: thurjet jo prej kashmiri që gjenden në garderobën e Posh-it besohet se kanë një numër prej rreth 300.

Numërimi i kafshëve: leshi i marrë nga 1 Alpaka krijon 4 pulovra, pra 75 kafshë.

 

Vrasje e krokodilëve dhe strucëve për të prodhuar çanta.

Është pothuajse e pamundur për njerëzit e thjeshtë që të mund të zotërojnë një Birkin- çanta ikonike Hermes e cila shënoi rekord te Christie’s këtë javë e përbërë prej një lëkure krokodili u shit 162,500 pound.

Victoria zotëron 100 çanta Hermes , përfshirë këtu një çantë me lëkurë struci ngjyrë rozë me vlerë 42.000 pound dhe një tjetër në stilin Himalaya që kushton 75.000 pound.

Por e gjitha kjo ka një çmim. Shumë prej çantave të saj Hermes janë të prodhuara me lëkurë krokodili të cilët mbarshtohen në ferma në Afrikë,Australi dhe Teksas posaçërisht për çanta.

Gjithashtu rreth 300.000 stucë vriten çco vit për të njëjtin qëllim.

Sa shumë: Posh-i ka më shumë se 30 disajne Kelly pra përafërsisht 130 çanta Hermes.

Numërimi i krijesave: shokuese por duhen 3 krokodilë për të krijuar një çantë, duhet një struc për një çantë të së njëjtës madhësi ose dy kope viçash. Pra koleksioni i Posh-it mund të përbëhet prej 130 krokodilësh, 43 strucash dhe 87 viçash.

Leshi i dhisë për të krijuar kashmirin.

Nga fustanet te pulovrat, shajet te pelerinat Posh-i ka një koleksion të tërë kashmiri në shtëpinë e saj por edhe në markën e saj. Pamja e saj e preferuar përfshin veshje të thurura kashmiri shumë të mëdha që mbulon figurën e saj të vogël. Por sa më e madhe pulovra aq më shumë material nevojitet.

Sa: duke përfshirë çorapet, shajet dhe pizhamat, Viktoria mund të ketë rreth 150 veshje prej kashmiri në garderobën e saj.

Numërimi i kafshëve: duhen qime të tre dhive që të prodhohet një bluzë kashmiri pra reth 350 dhi.

Këpucë (dhe çizme)!

Posh tregoi për Footëear Neës Magazine javën e kaluar: ‘Raste të ndryshme kërkojnë këpucë të ndryshme’- e cila tregon koleksionin e saj të këpucëve pa lidhëza, takat, çizmet dhe sandalet.

Ndryshe nga veshjet këpucët mund të krijohen nga një mori kafshësh duke përfshirë, derrat, delet dhe dhitë.

Sa: Këpucët e saj janë dalluar ndër vite dhe janë me qindra keshtu që për 10 vitet e fndit ajo mund të ketë patur më shumë se 1000 këpucë.

Numërimi i kafshëve: Nevojitet 1m2 lëkurë për të krijuar këpucë të sheshta dhe rreth 7 m2 për çizme. Kjo do të thotë 1 lopë për 15 palë këpucë ose 2 palë çizme.

 Burimi: Dailymail

 

 

 

Previous ArticleNext Article