KreuCelebrity

Rikthehet Elvis Pupa me një këngë

Aktor, moderator, apo këngëtar…Nuk dimë si ta quajmë Elvis Pupën, por fjala artist padiskutim që do t’i shkonte përshtat. Pas disa muajsh mungesë në ekran, që prej mbylljes së programit “M’fal për shprehjen”, duket se Elvisi do të rikthehet sërish kësaj here me një këngë.

Aktori i humorit do të vijë me një këngë me ritme verore, që pritet të publikohet këto ditë. Elvisi do të vijë me një bashkëpunim me një këngëtar të ri, i cili është një emër që premton shumë në fushën e muzikës.

Pupa ka eksperimentuar edhe herë të tjera me këngën, ndaj ne jemi kuriozë të shohim se çfarë do na sjellë kësaj here karizmatiku i ekranit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF