KreuFashion

Si të dukesh fashioniste edhe me syze, ja disa forma ideale

Syzet, optike apo jo theksojnë stilin dhe personalitetin e çdo femre, kjo nuk diskutohet. Por pavarësisht kësaj, të shumta janë ata që e kanë edhe kompleks të mbajturit e syzeve, e ca më shumë ata që e kanë si nevojë për të korrigjuar vizionin e të shikuarit. Ndërkohë secila nga ne, ndan të njëjtin mendim, syzet janë edhe bizhuteri elegante për çdo zonjë.

Por për t’i dhënë më shumë stil paraqitjes tuaj, lypset që edhe forma e syzeve të përshtatet me fytyrën, pa prishur personalitetin.

Sot ka shumë dizajner të formave të ndryshme të syzeve: a-la Grigory Leps ose syri i maceve, në një kornizë të trashë plastike apo metal hollë. Prandaj gjithnjë kur t’i blesh ato, është e rëndësishme të zgjedhësh kornizën që do të dukej e mrekullueshme për ë fytyrë tuaj.

Bordo ju paraqet disa lloje syzesh të përshtatur me format përkatëse të fytyrës.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF