KreuBusull

Aktorja Esela Pysqyli rrëfen “orët” më të famshme të sezonit!

Nuk kishte shumë që ishte larguar nga Tirana për t’ju rikthyer jetës së saj në Romë, ku tashmë jeton prej vitesh. Projekti i fundit që e kish sjellë këndej ishte shfaqja “Shumë zhurmë për asgjë”. Iku pa e ditur se telefoni do t’i sillte një tjetër ofertë, për të cilën duhej të vinte përsëri në Tiranë. Mesa duket këto qenkan kohët më me fat për aktoren e re. Qenka ora e mbarë e Esela Pysqylit.

E përzgjedhën të luante rolin e protagonistes, jo në film, as teatër, por në një spot televiziv. Do të provonte për pak ditë ndjesinë e të qenit një mami, e dashur dhe shumë e kujdesshme, të një vajzë, të cilën në të vërtetë ajo ende nuk e ka.

 

E shijoi si të ishte krejt e vërtetë marrëdhënia nënë e bijë. U kënaq me xhirimet e spotit, të cilin prej pak ditësh po e shijojnë të gjithë prej ekranit të televiziorit e rrjeteve sociale, aq sa bashkëbisedimi i vajzës së vogël me mamin e saj është kthyer si në refren: “Mami ti do të jesh gjithmonë pranë meje, apo jo? Sigurisht që po. Edhe nëse vijnë piratët të më marrin? Unë do ta dijë gjithmonë ku të të gjejë. Po nëse dua të dëgjoj zërin tënd?  Ti, vetëm më thuaj. Të dua mami!”.

Mami është Esela, të cilën publiku po e sheh tashmë çdo ditë si një mami e lumtur krah fëmijës së saj, duke përcjellë mesazhet e familjes së qetë e të sigurtë me Vodafone ConnectedWatch.

Esela e përshkruan si një ekspëriencë krejt të veçantë dhe e rikthyer sërish në Romë, ka disa detaje për të na rrëfyer, nga sheshi xhirimi e ndjesitë e saj.

Si u ndjeve nën petkun e nënës që mbron të bijën? A mendon se do të ishe e mirë dhe e kujdesshme si nënë?

Në sheshxhirim të spotit që tashmë po shfaqet kudo, provova se çfarë do të thotë pak a shumë mami me kohë të plotë, të paktën për dy ditë. Të jem një nënë e mirë dhe e kujdesshme sigurisht që do kthehet në misionin parësor për mua kur tëbëhem me fëmijë.

Në rrjetet sociale shkruajte “vajza ime për pak ditë”. Si ishte të ndjeheshe“nënë për pak ditë”?

Unë i kam shumë qejf fëmijët dhe krijoj lehtë afrimitet duke luajtur me ta. Por kjo është një gjë dhe është komplet tjetër gjë tëtë duhet ta bësh këtë gjithë ditën. Fëmijët duan një durim të paparë që t’i “bindësh” për diçka, nuk mundesh thjesht t’i gënjesh. Kjo ishte e vështirë, por sigurisht edhe zbavitëse. Ishte një provë se si do jenë ditët e mia kur të kem një fëmijë.

Cilat kanë qenë reagimet e njerëzve për spotin?

Mikeshat e mia më të afërta janë gati të gjitha mami të reja dhe janë përqendruar tek ana emocionale e spotit, i cili ka goditur në shenjë.

Po të ishe vetënënë, a do t’i blije një Vodafone Connected Watchfëmijës për t’u ndjerë e sigurtë ku është nëçdo moment të ditës?

Do të doja shumë që të jetonim në një botë ku prindërit t’i linin të lirë fëmijët e tyre të zbaviteshin dhe, edhe të gabonin, pa qenë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Por ky realitet duket akoma larg, prandaj me siguri do t’ia blija edhe unë fëmijës tim.

Si ishte pervoja me spotin e Vodafone Albania? Dhe si tëerdhi ftesa?

Ftesa për të marrë pjesë në audicion më erdhi nga Le Spot group, duke qenë se kam punuar edhe një herë tjetër me ta, madje edhe atëherëpër Vodafone-in. Njësoj si herën e parë isha e sigurtë se stafi realizues ishte i një niveli shumë të lartë dhe kjo më bëri të fluturoj nga Roma për në Tiranë dy orë, pasi mora vesh se isha përzgjedhur. Për mua ishte si të xhiroja një film me metrazh të shkurtër.

A është emocionuese e ardhmja jote… e afërt? Role dhe projekte të bukura në dispozicion?

Të ardhmen time e shoh gjithmonë emocionuese dhe përpiqem të mendoj se varet prej meje. Përpara është akoma vera dhe jam duke programuar pushimet. Por ndërkohë po planifikoj edhe projektet e ardhshme në punë.

Tags:

Home Business

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF