Catherine –Zeta Jones duket sa gjysma e moshës; cili të jetë sekreti?

Catherine-Zeta Jones 48 vjec, kohët e fundit tregoi përsëri suksesin e saj dhe pamjen rrëzëllitëse që sfidon vitet. Të hënën aktorja, fituese e shumë çmimeve u shfaq më në formë se kurrë në Atlanta të Georgia-s gjatë xhirimeve të serialit të saj të ri Queen America. Skenën e parë të xhirimeve, Catherine e priti e veshur me një fustan të gjatë veror blu me rripa e lule dhe me atlete të bardha.

Flokët e saj të zeza ishin kapur topuz duke i dhënë një pamje tepër elegante. Në foto shfaqet duke u munduar të thajë thonjtë të cilët mesa duket i ka bërë posarërisht për filmin.

Duket se brunia bukuroshe ka kaluar në një kapitull të ri në jetën e saj. Kohët e fundit ajo rrëfeu se i ka ardhur në majë të hundës duke u treguar modeste për suksesin, bukurinë dhe martesën me yllin hollivudian Michael Douglas 71. S`kam pse e fsheh më lumturinë time, komentonte Catherine; kam dy fëmijë të mrekullueshëm, një bashkëshort të shëndetshem dhe të lumtur. Do e them pse jo, boll më me modestinë!

Previous ArticleNext Article