Eklipsin hënor më të gjatë të këtij shekulli, ja si ta shikoni 0 124

Përgjatë viteve të kaluara kanë ndodhur eklipse hënore dhe diellore të mrekullueshme dhe këtë muaj do të ndodhë një tjetër i tillë.

Eklipsi hënor i radhës do të ndodhë më 27 korrik dhe do të gjasë pë rreth 2 orë. Një eklips hënor ndodh kur hëna kalon nën hijen e tokës gjatë së cilës rreze drite të shkurtra me ngjyrë filtrohen dhe valë më të gjata drite, si ngjyrë e kuqe, kalojnë në atmosferë duke i dhënë hënës një reflektim të kuq. Ja pse eklipsi quhet si “hëna e përgjakur”.

Nuk do të duash që ta humbasësh këtë fenomen natyror, pasi do të jetë eklipsi hënor më i gjatë i shekullit të 21, që do të zgjasë 1 orë e 43 minuta.

Eklipsi do të jetë komplet i dukshëm mbi Afrikën lindore dhe Azinë qëndrore, ndërsa në Afrikën perëndimore, Azinë Lindore, Amerikën e jugut, Europë dhe Australi do të mund do të mund të shihet pjesërisht.

Si bonus shtesë, Planeti Mars do të shfaqet gjigand dhe i shndritshëm gjatë asaj nate, ndërsa do të lëvizë më afër Tokës se sa i është afruar për 15 vjet, që domethënë se ata që do të shohin Eklipsin mund të jenë në gjendje që të shohin edhe një pjesë të planetit të kuq.

Elle Magazine

Previous ArticleNext Article