Kylie Minogue, 50 vjec: tani po, dua fëmijë!

Nga një dashuri tek tjetra, Kylie Minogue nuk humbet kohë. Mbase ndoshta edhe mendon se nuk ka më kohë për të humbur. Është 50 vjec dhe ende nuk e ka provuar cdo të thotë të jesh nënë. Por me dashurinë e re, të konfirmuar së fundi, duket se po e mendon seriozisht martesën.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këtë herë është Paul Solomons, gati 10 vjet më I vogël, po ç`rëndësi ka mosha fundja.

Kjo lidhje u përfol më së pari në prill, kur Kylie nuk kishte shumë që ishte ndarë nga I fejuari,  Joshua Sasse ( edhe ai shumë më i vogël).

Nuk mendoj se martesa bën për mua, tha pas ndarjes. Por tani duket ka ndërruar mendje. Dhe s`ka faj. Tik-tak- Kylie, ora biologjike kalon!

Previous ArticleNext Article