Si “Sex and the City” kanë ndryshuar stilin tënd të veshjes! 0 176

Dy dekada pasi shfaqja e parë doli në transmetim, Carrie, Samantha, Charlotte dhe Miranda akoma influencojnë stilin tonë të veshjes.

‘Sex and the City’ njihet në histori si programi më stil i të gjitha kohërave. Saktësisht 20 vjet pasi u shfaq për herë të parë, ne kemi dëshmuar të gjitha mënyrat se si ka shërbyer si inspirim dhe ndikimi që ka ende sot nëpër pasarela.

Fundet stil balerine të Carrie-it.

Nuk ka skenë më ikonike në film sesa paraqitja e Carrie në film duke ecur me një tutu balerine. Në ditët e sotme pasi është përdorur shpesh te Valentino, Maria Grazia Chiuri e përdori këtë fund në koleksionin e saj për Dior- dhe këto veshje janë përdorur në Tapetin e kuq nga yje të Hollivudit, si Jennifer Lawrence dhe Bella Hadid.

‘Fiksimi’ i Charlotte për ngjyrën rozë.

Mendoni se ishit të parët që vendosët këtë trend? Epo jo. Princesha e lagjes së sipërme Charlotte York vishej kokë e këmbë me rozë përpara teje.

Prerja e flokëve shkurt të Miranda’s

Është prerja e flokëve të verës por para Cara Delevigne, Kristen Stewart and Ruth Bell kjo prerje flokësh ‘ishte’ e Miranda Hobbes. Edhe pse ajo nuk e shpiku, i ndenji besnike këtij modeli flokësh që doli në çdo pasarelë të vitit 2017.

Kostumet e Samantha’s

Kostumet e Samantha Jones, sot shihen në të gjithë pasarelat e botës. Shikoni Rita Orën, Cara Delevigne dhe sigurisht Hillary Clinton, si shembuj ose stilistë si Gucci dhe Paul Smith.

Varësja me emër e Carrie.

Në ditët e sotme, ne kemi çdo gjë të personalizuar që nga këllëfi i telefonit e deri te shishet e ujit, por nuk ka qenë gjithnjë kështu. E blerë në një dyqan të përdorur shumë lirë, varësja e Carrie-it na mësoi se nuk është keq të jesh pak individualist.

Kombinimi i ngjyrave shumë të forta i Samantha’s

E kuqja dhe e verdha mund të jenë kombinimi perfekt i 2017, por kombinimi i ngjyrave shumë të forta me njëra-tjetrën mban firmën e Samantha Jones, që në vitet ’90. Blu dhe e Kuqe? E verdhë me të zezë? Rozë dhe Portokalli? Nuk është më një problem. Shumica e koleksionit të Balenciaga përbëhet nga të gjitha këto ngjyra.

Pellushi vintage i Carrie

Ndërsa tutu-ja mbetet veshja dalluese e Carrie-it, palltoja e saj prej gëzofi është ndoshta veshja më e përhapur sot.

Manolos, Manolos, Manolos.

Nuk mund ta mohojmë se impakti i Carrie Bradshw ndihmoi Manolo Blahnik për t’u bërë i njohur ose të bëntë këpucët e tij të njohura nga të gjithë. Shumë këpucë janë prodhuar që atëherë dhe edhe sot e kësaj dite, ato vishen nga blogeret e njohura në të gjithë botën.

Previous ArticleNext Article