KreuFashion

Stile të guximshme, tre të veshurat më bukur në darkën e Christian Dior!

Tre aktoret e njohura të Hollyëood-it Katie Holmes, Kate Bosworth dhe Emma Roberts ishin pjesë e eventit të mbajtur për të festuar shfaqjen e koleksionit Haute Couture Vjeshtë – Dimër 2018 / 2019.

Eventi ishtë në formën e një darke që mblodhi bashkë shumë figura të njohura të ekranit nga, të cilat dalluan tre bukuroshet e siëpërpërmendura. Ajo që i vuri në pah ishte veshja e tyre shumë shik edhe pse kishin përqafuar stile të ndryshme dhe të guximshme.

Holmes dukej shumë mirë edhe pse kishte vendosur të vishte një bluzë të bardhë pambuku të kombinuar me një fund të zi dhe një çantë të zezë.

Bosworth dukej bukur me fustanin e saj bezhë me tantellë ndërsa Roberts dukej shumë shik me zgjedhjen e saj!

Mesa duket edhe një event kaq i rëndësishëm i shtëpisë së famshme të modës, Dior, lejon eksperimentime nga më të ndryshmet në veshje! Duket sikur tre bukuroshet i kanë shpërndarë mesazhin se mund të veshësh çfarëdo që të pëlqen, kudo që ti do dhe do të dukesh mrekullisht mirë për sa kohë që ti je vetvetja!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF